česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Suksesi i teknologjisë çeke për mjedisin në Kosovë

Firma çeke “TopolWater” s.r.o. dhe “Ircon” s.r.o. i kanë vënë në operim dy fabrika të trajtimit biologjik të ujërave të zeza në Kosovë.
 

Fabrika e parë e trajtimit biologjik të ujërave të zeza është ndërtuar nga vitit 2011 deri më 2013 në fshatin Harilaç të Fushë Kosovës, afër kryeqytetit Prishtina. Ndërtimi i fabrikës është financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Republikës së Çekisë dhe nga komuna e Fushë Kosovës. Në ndërtimin e kësaj fabrike mori pjesë edhe kompania ndërtimore “Project Plus”. Ky projekt është shoqëruar edhe me përqëndrimin në fushatën edukuese gjithëpërfshirëse për ujin dhe mjedisin. Qindra nxënës të shkollës fillore, në Harilaç, morën pjesë në këtë fushatë në të cilën u përfshi edhe Ambasada e Çekisë në Prishtinë. Në vjeshtën e vitit 2013, pas kompletimit dhe testimit vlerësues të punës, përgjegjësia e plotë për operim dhe mirëmbajtje, iu besua Kompanisë Rajonale të Ujit në Prishtinë. 

Duke përcjell realizimin e suksesshëm të Fabrikës së përpunimit të ujërave të zeza në Harilaç, kompania “TopolWater” në bashkëpunim me konsorciumin “Ircon” dhe “Project Plus”, në pranverën e vitit 2014, fituan një kontratë të re për ndërtimin e një fabrike tjetër të trajtimit biologjik të ujërave të zeza për Pallatin e Drejtësisë, që është ndërtuar në periferi të kryeqytetit Prishtina. Në maj të vitit 2014 Konsorciumi fitoi tenderin ndërkombëtar, ndërsa ndërtimi përfundoi në tetor të po atij viti, kur edhe iu dorëzua shfrytëzuesit, Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. I tërë projekti është financuar nga kjo ministri.      

Galleries


Palace of Justice