česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: KEK
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi online në mes kompanive industriale çeke me Kompaninë Energjetike të Kosovës - KEK

(This article expired 30.11.2022.)

Më 24 nëntor 2020, u zhvillua një prezantim online i tri kompanive industriale çeke,  të cilat janë të interesuara për eksportimin e produkteve të tyre tek Korporata Energjetike e Kosovës - KEK.
 

Ky projekt i  diplomacisë ekonomike është përgatitur nga sektori i tregtisë i Ambasadës së Republikës çeke në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës çeke. Gjatë këtij takimi verbal morën pjese firmat ALTA, REKO Praha dhe ELEKTROSVIT Svatobořice, të cilat prezantuan programin e tyre të eksportit, po ashtu edhe Korporata Energjetike e Kosovës – KEK e prezantoi profilin e saj.

Përveç menaxherëve të lartë të kompanive çeke dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, në takim morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Republikës çeke në Prishtinë, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës çeke.

Pas prezantimit të kompanive, u zhvillua një debat ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të firmave çeke dhe partnerit të biznesit kosovar.

Në fund të video-konferencës, shefi i sektorit të tregtisë të Ambasadës së Republikës çeke në Prishtinë informoi në lidhje me përgatitjen vizitës së kompanive eksportuese çeke në Kosovë, i cili duhet të zhvillohet gjatë  tremujorit të fundit të 2021.