česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: TopolWater
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Teknologjia më e lartë e TopolWater po vjen në Kosovë

(This article expired 30.11.2022.)

Kompania Çeke TopolWater fitoi tenderin për furnizimin e një fabrike për trajtimin e ujërave të zeza për 700 banorë  afër kryeqytetit Prishtinës.
 

Kjo është një kontratë tjetër që TopolWater po e zbaton në Republikën e Kosovës. Instalimi i fabrikës për trajtim do të bëhet në formën e instalimit të blloqeve të kontejnerëve plastikë.  Teknikët nga kompania Çeke do të dorëzojnë punën deri në fund të këtij viti.

TopolWater është e specializuar në hulumtimin e teknologjive dhe furnizimin gjithëpërfshirës të fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza për më shumë se 23 vjet. Në të kaluarën, ajo zbatoi edhe projektin e  Republikës së Çekisë të fabrikës për trajtim të ujërave të zeza në liqenin e Badovcit, projekt me rëndësi për Prishtinë dhe fshatrat përreth.

Kompania, në Republikën e Kosovës, do të zbatoj në gjysmën e parë të vitit 2021 projektin për shpërndarjen e një fabrike të madhe për trajtimin e ujërave të zeza komunale.