česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë në Prishtinë me partnerin investues të “Rockaway Capital” dhe pronarin e CEO i kompanisë kosovare “Gjirafa”

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Pavel Bílek, u takua me z. Dušan Zábrodský, partnerin investues të “Rockaway Capital”, dhe pronarin e CEO i kompanisë kosovare “Gjirafa”, z. Mërgim Cahani. “Gjirafa” është një portal (në gjuhën shqipe) informativ, medial dhe i shitjes. Kjo është platforma elektronike me rritjen më të madhe në rajon, që synon Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Takimi u mbajt pak pasi që gjiganti investues çek, “Rockaway Capital”, deklaroi se me sukses e ka plotësuar investimin tjetër prej 6 milion eurove, në “Gjirafa”. “Rockaway Capital” ka investuar në “Gjirafa” rreth 7,5 milion euro. Portali i “Gjirafa”-s regjistron rreth 3 milionë vizita në ditë.

Zyrtarët e “Rockaway Capital” dhe ata të “Gjirafa”-s e informuan Udhëheqësin e Misionit Diplomatik, për qëllimet e investimit që do të mundësoj, jo vetëm në dyfishimin e ekipit të suksesshëm, por në veçanti të zgjeroj rrethin e prodhimeve të tashme dhe të prezantoj shërbimet tjera elektronike, që ende nuk janë në dispozicion në rajon.