česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Veriu i Kosovës – mundësi për njohuritë çeke

Më 30 mars 2016, ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Ivo Šilhavý, vizitoi ministrin e administrimit dhe pushtetit lokal Ljubomir Maric. Ministri e njoftoi z. Ambasador për përgjegjësitë e reja të Ministrisë së tij të ndërlidhura me promovimin e zhvillimit ekonomik në pjesën veriore të Kosovës. Ministri i ofroi Ambasadës në Prishtinë, përkatësisht institucioneve çeke, pjesëmarrjen në bashkërendimin e këtij zhvillimi dhe pjesëmarrjen në disa projekte të përqëndruara në zhvillimin ekonomik në pjesën veriore të Kosovës. Përfshirja e Republikës së Çekisë në program do të krijonte mundësi të reja biznesi për kompanitë çeke.   
 

Njëra nga synimet kryesore të programit është lidhja ekonomike dhe shoqërore të pjesës veriore të Kosovës, të populluar kryesisht nga pakica serbe, me pjesën tjetër të vendit dhe tejkalimin e pengesave të brendshme ekzistues. Mjetet për arritjen e këtij synimi duhet të jenë arritjet e zhvillimit ekonomik në rajon, krijimin e lidhjeve të reja të biznesit në mes të veriut dhe të jugut të Kosovës, ngritjen e aftësive dhe shkollimit të popullatës, në veçanti të të rinjëve.

Njëra nga katër brengat kryesore të projekteve është realizimi i kualifikimit të popullatës dhe është përqëndruar në nevojat e tregut të së ardhmes, në nevojat e shtetit dhe të administratës publike. Projekti i dytë është përqëndruar në bujqësi, në disponueshmërinë e teknologjisë bujqësore bashkëkohore, në metodat bashkëkohore të bujqësisë dhe mundësitë e tyre për shitjen e prodhimeve agrare në tregun e gjërë të Kosovës. Dy projektet e fundit janë përqëndruar në turizëm dhe përkrahje në mjedisin e biznesit.

Republika e Çekisë do të mund të kontribuonte me ekspertizë nga reformat strukturore që nga fillim vitet e 90-ta. Veç kësaj, përfshirja në projektet ekonomike zhvillimore mund të krijoj mundësi të mira për ndërmarrësit çek.

Njëri nga propozimet konkrete për përdormimin e teknologjisë çeke është mbështetja e ndërtimit të fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza (FTUZ) për komunën e Zubin Potokut, që do të mund të bëhej një pjesë e projekteve të infrastrukturës për zhvillimin ekonomik në rajon.

Ekipet e ministrisë dhe të komunës do të bashkëpunojnë me kompaninë kosovare “Project Plus” në përgatitjen për ndërtimin e FTUZ; kjo kompani është zbatuese e projekteve të tashme të FTUZ në kuadër të ndihmës së jashtme çeke në Kosovë.

Ministrit Mariq z. Ambasador i ofroi mundësinë e organizimit të një vizite në Republikën e Çekisë. Atje, ai, do të prezantonte një program të zhvillimit ekonomik në pjesën veriore të Kosovës si dhe mundësit e ndërlidhura për kompanitë çeke.

Projekti ka, për shkak të kufizimit në veriun e Kosovës, jo vetëm një zhvillim të rëndësishëm dhe një potencial biznesi, por gjithashtu ka nje aspekt të rëndësishëm politik në frymën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Galleries


North of Kosovo – Opportunity for the Czech know-how