česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Investimet dhe mundësitë eksportuese në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e mineraleve në Kosovë

Më 4 nëntor 2014 me nismën e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë,  në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë, u mbajt seminari për investimet dhe mundësitë eksportuese në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e mineraleve në Kosovë. Amabasada e Çekisë, në Prishtinë, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si dhe menxheri i përgjithshëm i kompleksit “Trepça”, përgatitën një strukturë të prezantimit të mundësive biznesore në sektorin e minierave dhe veprimtarive ndërlidhëse.
 

Në seminar morën pjesë 22 përfaqësues të kompanive çeke të përqëndruar në inxhinierinë minerare, hulumtimin gjeologjik dhe ate gjeofizik, si dhe ekspertët e Fakultetit të Shkencave të Univesitetit të Çarllsit. Seminari u hap nga drejtori i përgjithshëm i seksionit ekonomik në Ministrinë e Punëve të Jashtme z. Ivan Jukl. Për palën kosovare informatat u prezantuan nga menaxheri i përgjithshëm i kompleksit “Trepça” z.Ahmet Tmava, pastaj nga kryetari në detyrë z. Ramiz Krasniqi si dhe nga menaxheri i Seksionit të Gjeologjisë së KPMM-së z. Sali Mulaj. 

Përfaqësuesit e KPMM-së ofruan informata të sakta për kushtet kërkimore dhe sigurimin e licencës për minierat e mineraleve, mbrojtjen ligjore të investimeve të huaja në sektorin minerar, në rezervat minerare, fushat më perspektive për nxjerrjen e mineraleve në Kosovë si dhe ofertat specifike për investitorët çek. Menaxheri i përgjithshëm i kompleksit “Trepça” informoi për strukturën e rezervave minerare dhe nevojën e investimeve për kompleksin, përfshirë mundësitë eksportuese për kompanitë çeke. Përfaqësuesi i Báňské projekty Ostrava ofroi informata për studimin e fizibilitetit në rivitalizimin e dy puseve në “Trepça”. Ky studim ishte financuar nga programi “Aid for Trade” i Ministrisë Çeke për Industri dhe Tregti. Pas dite u bënë konsultime të detajuara në mes të kompanive çeke dhe përfaqësuesve të kompleksit “Trepça” dhe të KPMM-së.

Në seminar u diskutuan një sërë të fushave premtuese për hulumtimin gjeofizik dhe gjeologjik, revitalizimin e puseve të vërshuara, revitalizimi i fushave me ndikim në mjedis, trajtimi i ujit të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza. Fillimi i këtij projekti pilot mund të zbatohet me përkrahjen e Agjencisë Çeke për Zhvillim me bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit. Një nga të arriturat specifike të projektit është revitalizimi i pusit të Hajvalisë si vazhdim i projektit “Aid for Trade”, që mund të sjell efekte të shumë-fishta për kompanitë çeke, jo vetëm në fushën e pajisjes minerare.  

Pjesëmarrja e shumë kompanive çeke, në këtë ngjarje të veçantë, reflekton interesin e kompanive çeke për të hyrë në një treg, të pa zënë, ku ende ka mundësi të ndërtimit fal emrave të njohur të ekspertëve nga koha e Çekosllovakisë. Së fundmi, por jo për nga rëndësia, seminari manifestoi interesin e përbashkët për bashkëpunimin e mëtejm në mes të kompanive çeke dhe kompleksit “Trepça” dhe KPMM-së.