česky  shqip  english 

Advanced search
czech_buses_in_prishtina_5
Photo: © Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Autobusët çek në Prishtinë

Kompania çeke “Iveco Czech Republic, a.s.” dhe kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti kanë nënshkruar një kontratë për ofrimin e 20 autobusëve me prejardhje çeke në vlerë prej 5.9 milion euro. Projekti u financua përmes kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
 

Kontrata, e nënshkruar më 7 shtator 2016, në mes të kompanisë çeke “Iveco Czech Republic, a. s.” dhe kryetarit të Prishtinës z. Shpend Ahmeti për ofrimin e 30 autobusëve me prejardhje çeke ka vlerën e  5.9 milion euro. Pos kësaj, sipas kontratës, ekziston mundësia edhe për 21 autobusë të tjerë. Kompania çeke doli e suksesshme në tenderin ndërkombëtar duke lënë pas vedi kompanitë nga Kina dhe nga India.  Iveco po ashtu do të ofrojë mësime për shoferët dhe për mirëmbajtësit e të gjithë autobusëve. 

“Ne jemi të sigurtë se ky bashkëpunim do të hap dyert edhe për  bashkëpunime të tjera në të ardhmen”, tha menaxheri i tregut për Ballkan, z. Jiří Škeřík, në konferencën për medie me rastin e nënshkrimit të kontratës.

“Ky projekt radikalisht do të përmirësojë gjendjen në trafik”, tha z. Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës në konferencën për medie.

Transporti publik në Prishtinë, si dhe në tërë Kosovën, ofron mundësi të mëdha për ngritjen e tij dhe ky sukses i kompanive çeke mund të konsiderohet si hapi i parë drejtë zhvillimit të tij.

Galleries


Czech buses in Prishtina