česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: mzvcr
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, në vendin e saj, mbështet veprimtarinë e “Rockaway Capital”

Më 13 qershor 2019, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me ministrin e zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, në Prage vizituan selinë e kompanisë investuese “Rockaway Capital”. Ky grup investimi, i themeluar më 2013 nga Jakub Havrlant, është përqendruar në ekonominë digjitale përmes ndërtimit, investimit dhe blerjeve të kompanive të internetit.

“Rockaway Captail” kryesisht vepron në fushën e e-commerce, e-travel, fintech, publikimin e librave,  blockchain dhe kapital sipërmarrës. Në Kosovë, ajo zotëron portalin në internet “Gjirafa.com”, si një pjesë e portfolios së saj në Ballkanin Perëndimor. “Gjirafa” është një kompani, që përmban platformën e-commerce e cila mbizotëron rajonin e Ballkanit. “Rockaway Capital” kërkon në mënyrë aktive  më shumë mundësi investimi në rajon, dhe tashmë është duke shikuar disa sosh.

Galleries


The Kosovo government delegation supported Rockaway Capital's activities in its country