česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Masa të ngutshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Republikën e Çekisë

(This article expired 27.03.2022.)

Më 10 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë vendosi për masën e ngutshme të parandalimit të përhapjes së COVID-19, në Republikën e Çekisë. Masat u përkasin të huajve të cilët nuk kanë leje të përhershme qëndrimi në Republikën e Çekisë ose që nuk punojnë atje, veçanërisht turistët.

Të gjithë njerëzit që nuk kanë leje të përhershme apo të përkohshme qëndrimi, në Republikën e Çekisë apo ata që nuk punojnë janë të detyruar t’ i nënshtrohen kontrollit të simptomave të sëmundjes ngjitëse pasi që të kenë hyrë në Republikën e Çekisë.

Nëse janë gjet shenja të sëmundjes ngjitëse, ata janë të detyruar të ndihmojnë profesionistët shëndetësor në grumbullimin e shembujve. Më tej, ata janë të detyruar të pranojnë ndalesat e lirisë së lëvizjes gjatë ekzaminimeve laboratorike të mostrave.

Për të huajt, me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, dhe ata që punojnë në Republikën e Çekisë, detyrimi i lajmërimit të menjëhershëm të simptomave të sëmundjes infektive tek GP, ende është në fuqi, si dhe detyrimi për të hyrë në karantinë pas kthimit nga Italia.

Detajet mund të gjenden në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: https://www.mzcr.cz/.