česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndryshimet kryesore të hyrjes në territorin e Republikës së Çekisë (hyjnë në fuqi më 14 prill 2020, në mesnatë)

(This article expired 30.04.2022.)

Që nga 14 prilli 2020 (në mesnatë) - kushte të reja për hyrjen në Republikën e Çekisë.

1.   Përfundon ndalimi i përgjithshëm i udhëtimit në Republikën e Çekisë

 
Të huajt që banojnë në Republikën e Çekisë, si dhe shtetasit e Çekisë, tash do të mund të udhëtojnë jashtë vendit  me mundësi kthimi gjatë gjendjes emergjente. Qëllimi i udhëtimit duhet të jet në harmoni me përjashtimet e vendosjes së ndalimit të qarkullimit të lirë të vëna nga Ministria e Shëndetësisë. Andaj, është e kufizuar për rastet e domosdoshme dhe të arsyetuara (p.sh. përmbushja e detyrimeve zyrtare, puna jashtë vendit, etj.), që duhet të dëshmohen individualisht tek policia në vendkalimet kufitare. Shënimi nga ambasada nuk kërkohet më.

 

2.   Karantina e menjëhershme për secilin të kthyer


Secili që kthehet në Republikën e Çekisë (shtetasit dhe të huajt) duhet të kalojnë nëpër karantinën e menjëhershme 14 ditore. Vetën rastet e përcaktuara qartazi, që janë më të shkurtra se 24 orë, do të përjashtohen nga karantina e menjëhershme. Kjo nuk zbatohet as për punëtorët në vendkalimet kufitare, punëtorët shëndetësor dhe të shërbimeve shoqërore, ata të sistemit të integruar të shpëtimit dhe punëtorët e infrastrukturës kritike qëndrimi i të cilëve është më i shkurtër se 24 orë; mirëpo për këto raste kërkohet nota diplomatike nga ambasada e vendit cak.

 

3.   Ribashimifamiljar
Leja për të hyrë në Republikën e Çekisë u vazhdohet rishtazi bashkëshortëve dhe fëmijëve të mitur, të shtetasve të BE, që banojnë në Republikën çeke. Leja vlen vetëm për ata anëtarë të familjes që tashmë janë të autorizuar të hyjnë në Republikën çeke. Sidoqoftë, ata duhet të njoftojnë paraprakisht datën dhe mjetet e transportit për në Republikën e Çekisë, në një ambasadë përkatëse çeke. Ata gjithashtu do t'i nënshtrohen karantinës së menjëhershme pas hyrjes në Republikën çeke.

 

4.    Ngelet në fuqi ndalimi i hyrjes për të huajt (përfshirë shtetasit e BE-së), me përjashtim të atyre me leje qëndrimi të vlefshme.

5.    Transiti i njëanshëm përmes territorit të Republikës çeke mbetet i mundur
Deri më tani, kalimi transit i shtetasve të BE-së ose të huajve, me leje qëndrimi, në një shtet tjetër anëtar të BE-së në rrugën e kthimit në vendin e tyre është i mundur, i pajisur me një shënim diplomatik nga ambasada e vendit të lindjes. Kjo është domosdo e re për të dal nga Republika e Çekisë brenda 24 orëve me qëllim të shmangies së karantinës së menjëhershme.