česky  shqip  english 

Advanced search

Viza për qytetarët e Kosovës

Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë nuk lëshon viza, Kërkesa për dhënien e vizës duhet të bëhet ne konzulatën e Republikës Çeke në Shkup.

Konzulata e Republikës Çeke në Maqedoni

3 Perisha Savelikj Street, 1000 Shkup

E-mail: Consulate_Skopje@mzv.cz     

Tel:

00389/23081200 - lok. 22/23, 00389/23081102 - lok. 22/23   (e hënë – e premte: 13:00 - 15:30)

Fax:

00389/23178380

Termini për vizë deri 90 dite:

Termini për vizë caktohet në telefonat e lartëpërmendur nga e hëna deri të enjten nga ora 13:00 deri në orën 15:30 ose në këtë e-mail: consulate_skopje@mzv.cz

Termini për vizë afagjatë (mbi 90 ditë):

Termini për vizë afatgjatë:

Terminët për vizë afatgjatë bëhen në adresën elektronike:  visa_skopje@mzv.cz

Aplikuesit duhet të dërgojnë emrin,mbiemrin,numrin e telefonit, vendin e vendbanimit dhe qëllimin e qëndrimit: studim, bashkim familjar, ndërmarrësi.

Aplikantët duhet të sigurojnë numrin e vendit të lirë të punës ne aplikacionin për kartat e punës (vizë punësimi).

 

"Kushtet e përgjithshme"për kosovarët që aplikojnë për viza afatshkurtra që lëshohen nga vendet e Schengenit

Përveç dokumenteve të përcaktuara në listat A-F (më poshtë), të gjithë aplikuesit duhet të paraqesin edhe këto dokumente

 Për të aplikuar për vizë, parashtruesi i kërkesës duhet të paraqes këto dokumente:

·        Formularin e aplikimit për vizë, të plotësuar dhe të nënshkruar nga aplikuesi

·        Një fotografi me ngjyra të madhësisë së fotografisë për pasaportë, jo më të vjetër se gjashtë muaj e cila është në përputhje me specifikacionet ICAO

·        Dokumentin e udhëtimit i cilit duhet të ketë së paku dy faqe të zbrazëta, dhe me afat të vlefshmërisë së paku edhe tre muaj pas përfundimit të qëndrimit (origjinali dhe kopje)

·        Kopjet e vizave të mëhershme (nëse ka të tilla)

·        Pagesën e tarifës për vizë. Për zbritje apo përjashtim nga pagesa e tarifës, ju lutemi shikoni informatat e dhëna nga secili shtet individual i Schengenit.

·        Sigurimin shëndetësor për udhëtim që mbulon tërë periudhën e planifikuar të qëndrimit, i cili vlen për të gjitha vendet e Schengenit dhe që mbulon çdo shpenzim që mund të shkaktohet lidhur me riatdhesimin për shkaqe shëndetësore, përkujdesjen mjekësore urgjente, trajtimin emergjent spitalor ose në rast të vdekjes gjatë qëndrimit; mbulesa minimale duhet të jetë 30.000 EUR. (Poseduesit e pasaportave diplomatike nuk kanë nevojë të bëjnë sigurimin shëndetësor për udhëtim.)

Vizitë turistike

Vizitë private

Vizitë afariste

Trajtim mjekësor

Aktivitete kulturore dhe sportive

Vizitë zyrtare

 

Attachments

A__VIZITE_TURISTIKE 42 KB DOC (Word document) 2015-01-12

B__VIZITE_PRIVATE 41 KB DOC (Word document) 2015-01-12

C__VIZITE_AFARISTE 42 KB DOC (Word document) 2015-01-12

D__TRAJTIM_MJEKESOR 42 KB DOC (Word document) 2015-01-12

E__AKTIVITETE_KULTURORE_DHE_SPORTIVE 43 KB DOC (Word document) 2015-01-12

F__VIZITE_ZYRTARE 35 KB DOC (Word document) 2015-01-12