česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

AcroYoga çeke në Prizren

Ligjëruesja e certifikuar në Acro Yoga International dhe Acro Yoga Montreal niveli I., dhe II., znj. Daniela Dušková, po e udhëheq punëtorinë në Acro Yoga të programit për fëmijë, që i përket programit shoqërues “DokuKids”, pjesë e festivalit të madh filmik “DokuFest”.

Fëmijët, nga 7 deri në 15 vjeç, nën udhëzimet e mësueses çeke mësojnë teknikat e duhura, lëvizshmërinë e mësimit dhe zhvillojnë fuqinë e tyre. Acro Yoga në mënyrë argëtuese zhvillon bashkëpunimin, besimin dhe komunikimin në mes të pjesëmarrësve. Të gjitha këto elemente janë shumë të rëndësishme dhe e plotësojnë njëra-tjetrën. Fëmijët mund të mësojnë diçka të re në punëtori, dhe në veçanti të argëtohen shumë gjatë ushtrimeve.

Çdo vit “DokuFest”, një festival ndërkombëtar i filmave të shkurtër, ofron rreth 200 filma nga e gjithë bota. 18 vjetori i Festivalit mbahet nga 2 deri më 10 gusht 2019, në Prizren të Kosovës.

https://dokufest.com/2019/

http://www.acrobalance.cz/

Attachments

AcroYoga2 152 KB JPG (Picture / Photo) 2019-08-07

AcroYoga3 201 KB JPG (Picture / Photo) 2019-08-07

AcroYoga4 236 KB JPG (Picture / Photo) 2019-08-07

AcroYoga5 188 KB JPG (Picture / Photo) 2019-08-07

AcroYoga6 175 KB JPG (Picture / Photo) 2019-08-07