česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Admiralja Howard sërish në Kosovë

Më 13 dhjetor 2016, admiralja Michelle Howard, femra e parë admirale e SHBA-ve me katër yje, mori pjesë në pritjen e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, në rezidencën e tij, në Prishtinë. Admiralja Howard në fjalimin e sajë të shkurtër theksoi rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes e të stabilitetit dhe shprehu falënderimin  e saj për vendet kontribuuese me trupa në KFOR për pjesëmarrjen e tyre aktive në Mision.  
Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, ministri i brendshëm, Skënder Hyseni, ministri i administratës publike, Mahir Yagcilar, dhe përfaqësues tjerë nga jeta politikë e Kosovës, si dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Giovanni Fungo, përfaqësuesit e Korit Diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare dhe mysafirë të tjerë.

Michelle Janine Howard është oficere e marinës dhe zëvendës-admirale në Marinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Howard ka shumë të arritura të para historike në karrierën e sajë, në Marinë. Ajo ishte gruaja e parë  afro-amerikane që komandoi anijen e Marinës së SHBA-ve, USS Rushmore  (Anije e Flotës Amerikane), dhe e para që arriti nivelin e tre yjeve. Më 2006 ajo u zgjodh për gradën e lejuar të admiralit (gjysma e ultë) duke e bërë ate admiralen e parë të zgjedhur nga Akademia e Marinës, e klasës 1982, dhe femrën e parë të diplomuar në Akademinë e Marinës së SHBA-ve, të zgjedhur për gradën e flamurit.   

Më 1 korrik 2014, Howard u bë femra e parë admirale me katër yje. Si zëvendës-shefe e Operacioneve të Marinës, që filloi në po këtë  ditë, ajo është afro-amerikania dhe femra e parë që mbajti atë detyrë. Howard, po ashtu, është femra e parë admirale me katër yje që komandoi forcat e operacioneve kur ajo mori komandën e Forcave Evropiane të Marinës së SHBA-ve dhe të Forcave Afrikane të Marinës së SHBA-ve.   

Admiralja Howard vizitoi Kosovës pak pas vizitës së sajë në Çeki. (http://www.ceskatelevize.cz/porady/1096898594-udalosti-komentare/216411000371207/video/509048).

 

Galleries


Admiral Howard in Kosovo again