česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Akademia Evropiane Verore e Muzikës - ESMA 2021

(This article expired 31.07.2023.)

Sipas traditës Akademia Evropiane Verore e Muzikës 2021 u mbajt në Prishtinë nga 8 deri më 14 tetor 2021. Projekti i nisur nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, më 2012, është një mundësi e veçantë për muzicientët e rinjë nga Ballkani Perëndimor që të studiojnë me pedagogët e nivelit botërorë, dhe në të njëjtën kohë të takohen me kolegët e tyre nga vende të ndryshme,  që së bashku të krijojnë muzikë. 

Dy mësues të shkëlqyeshëm të muzikës - Dominik Travnicek dhe Tomas Vybiral – e përfaqësuan Republikën e Çekisë. ESMA 2021, sivjet, ishte sukses i madh dhe një kontribut të riafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përmes zotimit dhe kontributit të tyre, ku pos mësuesve të muzikës, në veçanti studentët e muzikës kanë vërtetuar moton e Akademisë Muzikore “ Ndërtimi i Urave në Ballkanin Perëndimor” se ende ka vlerë.