česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Akamdemia Evropiane Verore e Muzikës ka filluar!

Më 19 korrik 2015 në Kosovë ka filluar, në mënyrë ceremoniale, edicioni i katërt i Akademisë Evropiane Verore të Muzikës (ESMA). Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë udhëheqësi i Ambasadës së Luksemburgut, Pierre Weber, hapi festivalin ndërkombëtarë, dy javor, të muzikës ku me një fjalë të shkurtër mysafirëve iu drejtua edhe ambasadori i Republikës së Çekisë Ivo Šilhavý. Fjala e tij mirëseardhëse u përcollë nga profesorët vizitorë: Ljubisa Jovanovič (flautë), Karel Bredenhorst (violinçello) dhe Eriona Dragoicea (repertoar opere), shoqëruar nga Deasar Sulejmani (piano), drejtor artistik i ESMA-së.


 

ESMA, në Prishtinë, është një projekt që synon këmbimin e njohurive dhe përvojave më të mira të profesorëve të muzikës sikur edhe të studentëve dhe artistëve nga Evropa Perëndimore dhe ajo Jug-Perëndimore gjatë master klasëve të specializuara. Pjesë e Akademisë janë koncertet e profesorëve dhe të studentëve, shfaqjet operistike, dhe shfaqja e orkestrës së harqeve. Sivjet është regjistruar numri më i madh deri më tash i studentëve, që janë 170 veta, që janë nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.   

ESMA u themelua nga ambasada e Çekisë në Prishtinë, më 2012, dhe këtë ngjarje ambasada e Çekisë e kishte organizuar sërish më 2013. Akademia ka arrit një sukses të lartë në Prishtinë dhe me iniciativën e ambasadës së Gjermanisë vazhdoi edhe më 2014, derisa më 2015 këtë akademi e organizon ambasada e Luksemburgut. Falë bashkëpunimit me Fakultetin e Muzikës në Pragë të Akademisë së Arteve të Shfaqura (HAMU) Republika e Çekisë do të përfaqësohet sërish. HAMU ka siguruar dy profesor vizitorë: Kamila Moťková (oboa) dhe Lukáš Moťka (trombonë), që të përfaqësojnë pamjet më të mira të muzikës tradicionale çeke së bashku me pianistin dhe pedagogon çek të muzikës Jaromír Klepáč që ishte ideator i ESMA-së.     

Galleries


ESMA 2015 Opening Ceremony