česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Alpinistët e Kosovës përkujtuan dy turistët e vrarë nga Çekia

Më 5 korrik 2015 flamuri çek u ngrit në Jezerc, pika më e lartë e Alpeve shqiptare (2 694 m), për të përkujtuar dy turistët e vrarë çek në Prekal, afër qytetit të Shkodrës në Shqipëri.
 

Arben Lila, kryetari i Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe kryetar i  grupit alpinist “Pashtriku” nga Gjakova, tha se të gjithë njerëzit në Kosovë dhe shqiptarët në vendet tjera janë prekur thellë nga vrasja. Së paku, në këtë mënyrë, ata deshën të shprehin solidaritetin e tyre me viktimat e vrasjes brutale dhe me të afërmit e tyre. Kjo ngjarje u organizua gjatë takimit tradicional të 50 alpinistëve nga grupi i Gjakovës “Pashtriku” dhe të alpinistëve shqiptarë nga vendet tjera. Ky takim përkujtimi u inicua nga Nëntor Oseku i grupit “Pashtriku” i cili, po ashtu, bëri një foto-dokumentacion nga e gjithë ngjarja.

Galleries


Kosovo alpinists commemorated two killed Czech tourists