česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasada Çeke përkujtoi ushtarët e rënë sllovak të KFOR-it

(This article expired 30.11.2023.)

Më 4 tetor, udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, së bashku me zëvendësin e tij, Juraj Melioris, përkujtuan viktimat sllovake të fatkeqësisë ajrore që ndodhi më 2006.

Ushtarët sllovakë kanë shërbyer në njësinë e përbashkët Çeko-Sllovake të KFOR-it në Kosovë. Në bazën e KFOR-it, në Prishtinë, u mbajt një ceremoni përkujtimore për 42 viktimat e aksidentit, që ndodhi në janar të 2006-tës, në afërsi të kufirit hungarezo-sllovak. Aeroplani po kthente pjesëtarët sllovak të forcave të KFOR-it, nga shërbimi i tyre gjashtëmujor në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Sllovakisë, Jaroslav Naď, komandanti i KFOR-it, gjeneral Ferenc Kajári, dhe udhëheqësit e ambasadave të Sllovakisë, Çekisë dhe Hungarisë morën pjesë në takimin përkujtimor. Të pranishëm ishin disa dhjetëra familjarë të viktimave të fatkeqësisë së aeroplanit.

Ambasada Çeke përkujtoi ushtarët e rënë sllovak të KFOR-it

Ambasada Çeke përkujtoi ushtarët e rënë sllovak të KFOR-it