česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Adnan Ruhani
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasada e Çekisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë përkujtuan 30 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë

Më 20 nëntor 2019, Ambasada e Republikës së Çekisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë, në Prishtinë, përkujtuan 30 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë në hapësirat përfaqësuese të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “ Pjetër Bogdani”. Në këtë ngjarje morën pjesë 120 veta.

Ngjarja e emëruar “30 Vjet të Demokracisë” përfshinte foto ekspozitën “The Velvet Revolution” me fotografi të bëra në vendin e ngjarjes në Sllovaki si dhe prezantimi i filmit dokumentar “The Bright Spot”, që u prezantua gjatë ngjarjes. Hapja e ekspozitës u pasua me një pritje.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj, udhëheqësi i Kabinetit të KFOR-it, brigadier gjeneral Shawn Harris, dhe shumë mysafirë të nderuar ishin pjesë e kësaj ngjarje.

Këtu morën pjesë edhe përfaqësues të jetës politike, ekonomike, kulturore si dhe anëtarët e KFOR-it çek dhe EULEX-it bashkë me mysafirë tjerë të korit diplomatik dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të cilët morën pjesë në ngjarjen e emëruar “30 Vjet të Demokracisë”.

Ekspozita sjell disa dhjetëra fotografi të fotografëve të njohur, çek e sllovak, të cilët kishin zënë kohët e thyerjes së historisë bashkëkohore çeke që quan drejt rënies së diktaturës komuniste. Revolucioni i Kadifenjtë ish - Çekosllovakisë i solli rrugën drejt shkatërrimit të regjimit totalitar dhe i dha vendit drejtimin e së ardhmes evropiane.

Ekspozita do të jet e hapur për publikun prej 21 nëntor 2019 deri më 1 dhjetor 2019.

Attachments

Výstava 105 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-22

Výstava 140 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-22

Výstava 115 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-22

Výstava 141 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-22