česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorët e V4 u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj

Më 29 mars 2019, ambasadorët e V4 u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj. Në veçanti, diskutimet shumë të frytshme ishin në shërbim të ofrimit të vendeve të V4 me Kosovën. Gjatë takimit, po ashtu, u bë shkëmbimi i pikëpamjeve për gjendjen e tashme politike, ekonomike e shoqërore, me theks  në mundësitë për bashkëpunimin dhe zhvillimin e mëtejmë. Bashkëpunimi i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit me Fondin e Ballkanit Perëndimor, është një projekt premtues me një potencial të mirë për zhvillimin e tij.
 

Ambasadorët e V4 dhanë shenjë të qartë, se Ballkani Perëndimor është një përparësi e politikës së jashtme të V4, dhe se interesimi për ngjarjet në Kosovë, dhe më gjerë në rajon, është në ngritje.