česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: PM Office
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorët u informuan për masat kundër COVID-19

(This article expired 30.04.2022.)

Më 11 prill kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Besnik Bislimi, u takuan me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Për shkak të kërkesave të domosdoshme higjienike ambasadorët u ndanë në tri grupe.

Kryeministri në Detyrë i informoi ambasadorët me gjendjen e tashme dhe masat e ndërmarra, deri tash në Kosovë, kundër përhapjes së COVID-19. Në të njëjtën kohë, Albin Kurti falënderoi për ndihmën nga bashkësia ndërkombëtare. Ministri i Financave prezantoi propozim pakon emergjente fiskale. Gjatë takimit ambasadorët vlerësuan masat efektive të ndërmarra nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të mbajnë gjendjen nën kontroll.