česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori i ri i Republikës së Çekisë u prit nga Presidentja e Kosovës

(This article expired 31.10.2018.)

Kryetarja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, më 3 shtator 2014, priti ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë z. Ivo Šilhavý.

Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Šilhavý me zhvillimet aktuale në vend, duke theksuar se Kosova si vend promovues i paqes dhe stabilitetit në rajon, synim parësor e ka integrimin në strukturat euroatlantike.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të marrëdhënieve me Republikën Çeke, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.