česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Aplikime për edicionin e 17-të për Shkollën Evropiane Verore në Pragë

EUROPEUM, Instituti për Politika Evropiane, sivjet, organizon edicionin e 17 –të të Shkollës Evropiane Verore në Pragë. EUROPEUM është think tank, nga Praga, me përqendrim në çështjet e integrimit evropian. Sivjet Shkolla Evropiane Verore do të mbahet nga 13 deri më 20 korrik 2019. Programi i saj, përqendrohet në ngjarjet e tashme dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, përfshirë proceset e reformave dhe pozita e vendeve të Evropës Qendrore. 
 

Shkolla Evropiane Verore organizohet nën patronazhin e Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Republikën e Çekisë, në bashkëpunim me Prague College dhe me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Charles University në Pragë. Shkolla Evropiane Verore në Pragë, është një program i shkëlqyeshëm arsimor dhe përvojë për studentët universitar nga e gjithë bota, në njërin nga qytetet më të bukura të Evropës. Edicioni i 17-të i shkollës së sivjetme verore titullohet: “Rifillimi i Evropës: Perspektiva e Evropës Qendrore”. Ligjëratat do të përqendrohen në temat si reformat/rifillimi i BE-së, politika e jashtme e BE-së, migrimi, konkurrueshmëria, Evropa Qendrore dhe V4-shi. Në mesin e ligjëruesve të cilët, sivjet, do të prezantojnë punimet e tyre në Shkollën Evropiane Verore do të jenë zëvendës ministri i punëve të jashtme të Çekisë, Aleš Chmelař, ambasadori çek në BE, Jakub Dürr, dhe Magdaléna Vášáryová.

Më shumë informata për Shkollën e sivjetme Evropiane Verore mund të gjenden këtu.

Aplikacionet mund të gjenden në këtë vegëz.

Attachments

European Summer School 1 MB PDF (Adobe Acrobat document) 2019-05-03