česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada Çeke
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bajraktari: Muzicientët e rinj, të Akademisë së themeluar nga Ambasada e Çekisë, në mesin e të arriturave kulturore në 13 vitet e pavarësisë së Kosovës

(This article expired 26.02.2023.)

Radio moderatorja më e njohur në Kosovë znj. Behare Bajraktari, e cila udhëheq programin “On Air” në Radio Kosova 1, ishte mysafire e ATV-së më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë. Tema e këtij programi ishte e arritura kulturore që nga pavarësia e Kosovës, e quajtur “Artistët që i dhanë zë dhe identitet Kosovës”.

Bajraktari, duke përmendur të arriturat kryesore të Kosovës në kulturë ajo tha: “Lista e artistëve nga Kosova të suksesshëm në arenën ndërkombëtare është shumë e gjatë me plot medalje ndërkombëtare, si nga Festivali Sundance e gjetiu. Ne, nuk mund të kalojmë pa e përmend se nga Akademia Evropiane Verore e Muzikës (ESMA), e themeluar nga Ambasada e Çekisë, dolën emrat si Flaka Goranci, Elbenita Kajtazi, Marigona Çerkezi dhe disa të tjerë të cilët u bënë zëra të njohur të teatrove botërore”.

Akademia Evropiane Verore e Muzikës u themelua më 2021 nga Ambasada e Republikës së Çekisë e përkrahur nga disa ambasada të huaja të akredituara në Kosovë. Ambasadori i atëhershëm i Çekisë, z. Jiri Dolezel, në bashkëpunim të ngushtë me pianistin Jaromir Klepac, i cili ishte drejtori i parë artistik, mbërrin të bindin të marrin pjesë shumë profesor të muzikës klasike nga Evropa, SHBA-të dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe nga Shqipëria. Ç’atëherë, siç thotë drejtori i tashëm artistik, z. Desar Sulejmani: “Së paku 17 studentë pjesëmarrës kanë mbërri të bëhen pjesë e teatrove të ndryshme ndërkombëtare në fusha të ndryshme të muzikës klasike: në instrumente ose solo këndim”.

Gjatë gjithë këtyre nëntë viteve Ambasada e Republikës së Çekisë ka vazhduar të përkrah këtë ngjarje kulture, njërën nga më të mëdhatë të kësaj natyre në Evropën Jug-Lindore, duke sjellë nga dy profesor, për çdo vit.

Deri tash, në ESMA, kanë marrë pjesë më shumë se 1000 student, derisa viti Pandemik 2020 ishte sfidë e veçantë, edhe për këtë Akademi. Mirëpo, fal gatishmërisë së profesorëve nga vende të ndryshme, përfshirë ata nga Republika e Çekisë, rreth 60 student morën pjesë (on line) në këtë edicion të veçantë në nëntor dhe dhjetor 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=LsAN_ixyuoQ...

https://www.european-music-academy-ks.com/