česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bashkëpunimi në mes të shkollave

Më 8 tetor 2015, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý vizitoi drejtorin e shkollës fillore “Liria”, në fashatin Pogragjë të Gjilanit, Hajrush Limonin. Qëllimi i kësaj vizite ishte arritja e marrëveshjes për planin konkret të partneritetit, me një shkollë të zgjedhur të Çekisë, si përgjigje e interesimit të Drejtorit për një bashkëpunim të tillë të shprehur gjatë takimit të fundit.Asistentja e Ambasadorit dhe udhëheqëse e këtij projekti për bashkëpunim në mes të shkollave, Ardiana Shllaku, i prezantoi drejtorit Limoni shkollën e zgjedhur çeke, nga Praga, e cila e ka pranuar ofertën për bashkëpunim.    
 

Me këtë rast, ambasadori Šilhavý i dorëzoi drejtorit Limoni një dhuratë, nga Ambasada e Çekisë, për shkollën fillore “Liria” që është një seri e fotografive të cilat portretizojnë katër stinët në parkun e Gërmisë, për të zbukuruar korridorin e Shkollës.

 

Galleries


Cooperation between schools