česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënoi 70 vjetorin e themelimit

(This article expired 31.10.2018.)

Më 25 nëntor 2014, me një ceremoni në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare u shënua 70 vjetori i themelimit të sajë. Historia dhe rëndësia e Bibliotekës si dhe perspektiva e saj për të ardhmen u prezantuan para të pranishmëve ku ishin përfaqësuesit e jetës kulturore të Kosovës dhe kori diplomatik. Biblioteka Kombëtare ka 200,000 tituj librash me më shumë se 2 milion kopje.  
 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është themeluar më 1944, në Prizren, ish kryeqyteti i Kosovës e më vonë u zhvendos në Prishtinë. Bilbioteka është dëmtuar shumë gjatë luftës 1998/1999, kur hapësirat u vërshuan. Pas Luftës, Biblioteka u rindërtua fazë pas faze. Emri i Bibliotekës u ndërrua nga “Biblioteka Universitare” në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Pjetër Bogdani jetoi në shekullin e XVII-të, e që ishte ipeshkv katolik i Shkodrës (veriu i Shqipërisë) dhe në Shkup (kryeqyteti i tashëm i IRJM), që e kishte nën autoritetin e vet edhe Kosovën. Bogdani si prift  dhe shkrimtar i takon personaliteteve historike më të respektuara ndër shqiptarët, për shkak të luftës së tij kundër dominimit të perandorisë turke. Ai vdiç, në Prishtinë, në fund të shekullit të XVII-të.     

Ndihmën më të madhe Bibliotekës Kombëtare në rindërtimin e hapësirave, digjitalizimin e librave dhe në sigurimin e librave të reja, e ka dhënë ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë. Më 2012 Republika e Çekisë përmes ambasadës, në Prishtinë, e ka themeluar një kënd të leximit për personat e verbër dhe ata me pamje të dobësuar, duke e pajisur ate me teknologji informative.   

Galleries


Kosovo National Library - Anniversary