česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Çekia ndihmon fëmijët e Kosovës në regjionin e Gjilanit

Të hënën, më 21 nëntor 2016, ambasadori çek Ivo Šilhavý pranoi ftesën e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për të diskutuar bashkëpunimin në lëmin e arsimit. Ambasadori çek theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tashëm në hijen e bashkëpunimit dy palësh në mes të shkollave fillore “Chvaletická”, nga Praga, dhe “Liria” të Pogragjës, duke iu referuar mbështetjes çeke për nxënësit dhe studentët e Kosovës, të cilët e meritojnë mundësinë e tyre. Kryetari Haziri vlerësoi lart të arriturat e Republikës së Çekisë në sistemin arsimor të Kosovës dhe falënderoi ambasadorin çek për nxitjen e vazhdueshme dhe ndihmën e rajonit të Gjilanit.

Takimi i ambasadorit çek Ivo Šilhavý me kryetarin e Gjilanit u bë pak pas vizitës së shkollës fillore “Liria”, në Pogragjë, ku nën kujdesin e Ambasadës së Çekisë z. Hilmi Zogjani, ambasadori i parë i Kosovës në Pragë-pas vitit 2008, ndau përvojat e tij nga koha që kishte kaluar në Republikën e Çekisë. 

Më 18 prill 2016 drejtori i shkollës fillore “Chvaletická” nga Praga 9, Josef Knepr, në Pogragjë nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit dypalësh me drejtorin e shkollës fillore “Liria” të Pogragjës së Gjilanit, Hajrush Limoni.

Qëllimi kryesor i bashkëpunimit është përmirësimi i dijes së nxënësve të të dy shkollave në kontekstin europian,  atë global dhe të informojë ata për dallimet kulturore. Bashkëpunimi është përmbushur me kornizën e një projekti afatgjatë. Pjesë e projektit është prezantimi i përbashkët në faqen e internetit të shkollës “Chvaletická”.

Galleries


Czechia supports Kosovo children in the region of Gjilan