česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: European Union Kosovo
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

(This article expired 31.07.2023.)

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke, Pavel Bílek, dhe Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Ambasadori Tomáš Szunyog, organizuan së bashku ceremoninë e hapjes së Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë e cila u zhvillua në ditën e parë të Presidencës, morën pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrat Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, ministra, deputetë, përfaqësues të rëndësishëm të jetës politike të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke, Pavel Bílek, prezantoi prioritetet kryesore të Presidencës Çeke. Çekia po merr presidencën e saj në mes të pushtimit rus kundër Ukrainës, i cili ka mbizotëruar plotësisht situatën gjeopolitike të kontinentit evropian. Presidenca do të bëjë çdo përpjekje që BE-ja të merret me pasojat e këtij pushtimi, të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka, për të forcuar sigurinë energjetike të BE-së, aftësitë e saj mbrojtëse, qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj dhe institucioneve demokratike. Në lidhje me Kosovën, udhëheqësi i Ambasadës shprehu pritjet për përparim në dialog me Serbinë dhe theksoi se Çekia është e gatshme të merret në mënyrë aktive me çështjen e liberalizimit të vizave.

Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori T. Szunyog në fjalën e tij theksoi se shumica e prioriteteve të Presidencës Çeke janë reflektuar në aktivitetet specifike të BE-së në Kosovë, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës thelbësore, investimet në burimet e energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme dhe format miqësore të trasnportit me mjedisin, duke mbështetur dixhitalizimin e mëtejshëm dhe sigurinë kibernetike, dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, konkurrencën dhe qasjen në tregun e BE-së.

Presidentja V. Osmani dhe kryeministri A. Kurti, në fjalimet e tyre uruan Çekinë për marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe shprehën shpresat dhe pritshmëritë e mëdha në lidhje me presidencën çeke.

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

 

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë

Ceremonia e hapjes së Presidencës Çeke të BE-së në Prishtinë