česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ceremonia e vënies së kurorave tek varrezat e ushatarëve të LPB

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ambasadave të Hungarisë dhe të Austrisë, në Prishtinë, përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës si dhe të trupave të Austrisë dhe të Hungarisë - pjesëtarë të KFOR-it, tek varrezat ushtarake në Pejë, u përkujtuan ushtarët e rënë në Luftën e Parë Botërore.  
 

Ceremonia, që u mbajtë më 1 nëntor 2016, u përcoll nga i ngarkuari me punë i Hungarisë,  Béla Bozsik, e ngarkuara me punë e Austrisë, Vera Fuchs, zëvendësministri i Forcës së Sigurisë, Muhamet Latifi, komandanti i kontingjentit austriak  të KFOR-it, Leutnant Wolfgang Weichselberger, komandanti i kontingjentit hungarez të KFOR-it, Leutnant Zoltán Virág,  dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ata vunë kurora në memorial dhe me fjalimet e tyre nderuan ushtarët e rënë.  Këshilltari Vitezslav Pur, në emër të Ambasadës së Çekisë, mori pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Hungarisë, Béla Bozsik, në fjalën e tij hyrëse tha: „Sot, jemi tubuar të nderojmë ata që bënë shërbimin më të lartë që dikush mund t’ia jap vendit të vet...kushdo që mendon se paqa është vendosë përjetësisht thelbësisht e ka gabim.Këta që vdiqën për ne, dhe për vendin tonë, ishin viktima të dështimit të paqës.....Nderimet tona të sotme do të përsëriten në rreth nëse ne nuk mudohemi shumë për të parandaluar shpërthimin e një lufte të re. Këto shtete që i kanë dërguar ushtarët e tyre për të shërbyer në KFOR po i shërbejnë paqës, në Ballkan dhe Europë”.

Klerikët hungarez dhe ata austriak, të kontingjentit të KFOR-it, në fund të ceremonisë u folën mysafirëve të pranishëm.

Me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në nëtor 2014, varrezat e rindërtuara ushtarake Austro-Hungareze të Luftës së Parë Botërore, në qytetin e Pejës, solemnisht iu dorëzuan komunës së Pejës.  

Nisma për rindërtimin e Varrezave Ushtarake, në Pejë, u realizua nga përpjekja e përbashkët e ambasadave të Hungarisë dhe të Austrisë, në Prishtinë. Varrezat, sërish, janë një vend i dinjitetshëm për pushimin e 160 ushtarëve, të kombeve të ndryshme brenda ish-monarkisë Austro-Hungareze, të rënë ku: 8 prej tyre ishin çek, 41 ishin rus, 2 malazez, 1 turk dhe 4 të panjohur.

 

Galleries


Wreath laying ceremony at the Cemetery of WWI Soldiers