česky  shqip  english 

Advanced search
ceremony_on_the_accasion_of_integrated_9
Photo: © Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ceremonia me rastin e “Menaxhimit të Integruar të Kufirit” në Merdare

Më 16 shkurt 2017, u mbajt ceremonia e fillimit të punimeve në “Menaxhimin e Integruar të Kufirit” në vendkalimin kufitar në mes të Kosovës dhe të Serbisë, në Merdar. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësuesit e lartë të administratës së Kosovës, përfaqësuesit diplomatik dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti Hashim Thaçi përmendi se fillimi i punimeve në “Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, në Merdare, është rezultat i dialogut politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit, dhe do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë miqësore. Ndër pjesëmarrësit ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i punëve të brendshme, Skënder Hyseni, ministrja për dialog Edita Tahiri, udhëheqësja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe udhëheqësja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
 

Ndërtimi i vendkalimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, financohet nga Bashkimi Evropian. Realizmi i projektit i është besuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS. Përfituese e projektit është Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. “Menaxhimi i Integruar i Kufirit” do të përbëhet nga gjashtë vend kalime, tri nga të cilat do të financohen nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe tri tjerat nga Delegacioni i BE-së në Serbi. Përfundimi i punimeve pritet të jetë gjysmëviti i dytë i 2018-ës. Synimi i projektit është ngjallja e lidhjeve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.   

 

Galleries


Ceremony on the accasion of "Integrated Border Management" in Merdare