česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: © Tiskový odbor
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deklarata e Ministrisë se Punëve të Jashtme për njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme thekson, se qeveria e Republikës së Çekisë e ka njohur Republikën e Kosovës me rezolutën nr. 635 me datën 21. Maj 2008, ku edhe ka vendos për marrëdhënie diplomatike. Ishte njohje de iure, që do të thotë njohje e plotë dhe përfundimtare sipas të drejtës ndërkombëtare. Republika e Çekisë në praktikën e saj nuk ka anuluar asnjëherë njohjen e ndonjë shteti.

Republika e Kosovës është njohur si shtet nga afro 100 anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjithashtu është pranuar në disa organizata ndërkombëtare (përfshirë Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore )

Në vitin 2010 Republika e Çekisë negocioi me Republikën e Kosovës marrëveshjen për trashëgiminë ligjore, të atyre, dypalëshe ndërkombëtare të vitit 1936 – 1999 me Republikës e Çekisë respektivisht me ish-Çekosllovakinë, nga njëra anë, dhe ish-Jugosllavinë, nga ana tjetër, ndërsa në vitin 2011 Marrëveshja për Ripranimin e Personave qe Qëndrojnë pa Autorizim dhe Protokolli i saj (e ashtuquajtura marrëveshje ri pranimi). Në vitin 2012 kjo marrëveshje u miratua nga Parlamenti si dhe u ratifikua nga Presidenti i Republikës së Çekisë z. Klaus.

Marrëveshja për Shmangien e Taksimit te Dyfishtë dhe Parandalimin e Shmangies së Taksave mbi të Ardhurat, të nënshkruar me 26. nëntor 2013 në bazë te një autorizimi të dhëne nga presidenti Zeman, tani është duke u negociuar nga Dhoma e Deputetëve. Me 13 qershor u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik me Republikën e Kosovës.

Republika e Çekisë ka një interes të qartë në ruajtjen e traktateve ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe detyrimet, që rrjedhin prej tyre, për të dyja palët.