česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deklarata e Pragës (qëndrim i përbashkët për 25 vjetorin e V4-shit)

Samiti i jashtëzkonshëm i kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit, mbajtur në Pragë më 15 shkurt 2016.
 
 

Deklarata për Bashkëpunim në mes të Republikës së Çekisë dhe Republikës Federale të Sllovakisë, Republikës së Polonisë dhe Republikës së Hungarisë në orvatjen për integrimin evropian”,  nënshkruar në Vishegrad saktësisht para 25 vjetëve – më 15 shkurt 1991-ndikoi shumë në përparimin e Europës Qendrore të cilëve u rilindi ideja për ribashkim të Europës, pas rënies së perdes së hekurt dhe fundit të Luftës së Ftohtë.  Vetëm pas trembëdhjetë viteve, më 2004, u bë pranimi i vendeve të Vishegradit (V4) në Bashkimin Europian. Zhvillimet pasuese dëshmuan se V4-shi kishte nevojë për BE-në për aq sa BE-ja kishte nevojë për vendet e Vishegradit. 

Gjatë 25 viteve të shkuara, Grupi i Vishegradit zhvilloi një bashkëpunim të ngushtë dhe të fortë bazuar në këmbimin e vlerave dhe të interesave. Përmes anëtarësimit të tyre në BE dhe në NATO, vendet e Vishegradit kontribuan në integrimin ekonomik dhe politik të Europës edhe promovuan stabilitet e siguri në Kontinent. Në përgjithësi V4-shi u bë një markë e themeluar mirë, partner i respektuar dhe i qëndrueshëm në arritjen e sfidave gjatë ballafaqimit të botës Euro-Atlantike.  

Në 25 vitet e shkuara, ne po ashtu kemi mësuar që secila arritje kërkon punë dhe përpjekje të vazhdueshme. Derisa në pranimin tonë askush nuk dyshonte se BE-ja ishte dhe do të jetë një bashkësi e bashkimit dhe përparimit, sot, ne po e festojmë këtë përvjetor duke synuar një gjendje tjetër: një të kërkimit të identitetit dhe të ri-mendimit të synimeve të përbashkëta. BE-ja dhe NATO-ja nuk janë më thjeshtë ankoruesit dhe garantuesit tanë të mirëqenies por një pjesë e fortë e identitetit tonë, të ndarë, për të cilën vendet tona ndiejnë përgjegjësi.    

Me pranimin tonë Europa u bë e bashkuar. Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat negative të vijave të reja potenciale të ndarjes në Evropë. Ne jemi të bindur se të gjithë partnerët tanë europian ndajnë vendosshmërinë tonë dhe janë të gatshëm të veprojnë së bashku me ne në këtë frymë.

Ne kemi punuar për të krijuar një atmosferë të partneritetit, të besimit, të respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit në mes të katër vendeve tona. Në përpjekjet tona të ardhshme, ne do të synojmë të vazhdojmë për të zgjëruar e përforcuar lidhjet e Vishegradit brenda dhe jashtë BE-së, përmes një V4 të fortë, të promovojmë më tej përforcimin e BE-së.  

Ne, pa mëdyshje, kemi avokuar për zgjërimin e BE-së si mjet të zgjërimit të fushës së stabilitetit dhe përparimit. Kjo do të konsiderohet detyra jonë morale, si vendet që kanë përdorë mundësitë e hapura me anëtarësimin tonë, për të mbajtë dyert e hapura të BE-së për kandidatët e ardhshëm.

Në 25 vitet e fundit, në vendet tona, ne kemi arrijtë një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik. Ne duam të vazhdojmë të ofrojmë dijen dhe përvojën tonë për vendet tjera në tranzicion, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Partneritetit Lindor.

Ne, po ashtu, kemi arrijtë një cilësi unike të bashkëpunimit efikas dhe fleksibil në V4 pa shtimin e panevojshëm të institucionalizimit. Institucioni ynë i vetëm e i përhershëm – the International Visegrád Fund - IVF, ( Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit-IVF) – luan një detyrë të rëndësishme brenda V4-shit sikur se edhe për partnerët tanë të jashtëm.  Ne, do të vazhdojmë të përdorim IVF-në për të shtuar kohezionin të Grupit të Vishegradit, si dhe për të kontribuar në proceset e reformave të partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e Partneritetit Lindor.

Zhvillimet më të reja – ku emruesi i përbashkët është sfida e paqës, sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të BE-së – kërkon një përgjigje të përbashkët nga të gjithë aleatët europian. Ne kemi hartuar mësimet nga përvoja jonë se sa mund të jetë i rrezikshëm dobësimi i unitetit të Europës. Ne, duam që integrimi Europian të ndihmojë arritjen e objektivave për vendet e veta anëtare. Për këtë, ne punojmë aktivisht për të mbajtë dinamikën e Bashkimit Europian dhe të bazuar në fleksibilitet në cilësinë e vet tradicionale  të “bashkimit në shumëllojshmëri”. Për këtë, ne avokojmë, në vazhdimësi, duke ruajtur të arriturat tona të përbashkëta të cilat kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendeve tona dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Ne, konsiderojmë se thellimi i integrimit europian është i rëndësisë qenësore. Për ketë ne jemi të përcaktuar të kontribuojmë në përforcimin e funksionimit të tij të duhur. Ne, duam që Bashkimi Europian të jetë i fortë, dhe se Bashkimi Europian më i fortë ka nevojë për një Grup të Vishegradit të fortë.   

Sikurse edhe para 25 viteve, edhe sot vendet e Grupit të Vishegradit janë anërtarë të përkushtuar të bashkësisë Euro-Atlantike. Përmes punës dhe përpjekjeve të tyre të përbashkët, ata e kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë Europën më të fortë, më përparuese dhe më demokratike.