česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deklaratë e përbashkët e udhëheqësve të misioneve të BE-së, udhëheqësve të misioneve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare

(This article expired 31.05.2022.)

Deklaratë nga Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE në Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i BERZH-it, dhe Menaxheri i Zyres së Bankës Botërore.

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Menaxheri i Vendit i Bankës Botërore janë përkrah popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën që ta tejkalojë këtë krizë. E vlerësojnë menaxhimin efektiv deri më tani të krizës së Covid-19 nga qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës. Tani ka rëndësi madhore që rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të respektohen nga të gjithë.

Për më tepër, besojmë se në këto kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë aktorët duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve. I mirëpresim të gjitha mundësitë për t’i diskutuar bashkërisht, në instancat e duhura institucionale, masat e nevojshme për kalimin e sfidës së Covid-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, shtetet e saj anëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, si edhe masat kombëtare për të adresuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve që prioritet të kenë shëndetin e qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia. Rrjedha e lirë rajonale e furnizimeve dhe personelit mjekësor është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje.