česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deputetët çek vizituan ushtarët çek në shtabin e KFOR-it

Më 21 tetor 2016, anëtarët e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë z. Adolf Beznoska, z. Milan Šarapatka dhe z. Václav Klučka të shoqëruar nga znj. Iva Masaříková, drejtoreshë në Departamentin e Marëdhënieve Ndërkombëtare u takuan me kontingjentin çek në KFOR, përkatësisht me anëtarët e grupit 7 të Task Forcës 2 në shtabin e KFOR-it, në bazën ushtartake “Kosova Film” në Prishtinë. Ushtarët u prezantuan deputetëve çek rezultatet e punës së tyre personale, të ushtruar në kushte specifike në misionin e huaj në Kosovë. Deputetët, në bazën ushtarake në shtabin e KFOR-it, po ashtu, me nderime kujtuan ushtarët e rënë sllovak. 

Deputetët çek, që nga 22 tetori 2016, morën pjesë për tri ditë në seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Prishtinë. Ligjvënësit nga vendet anëtare të NATO-s dhe ata të vendeve partnere të NATO-s morën pjesë në këtë Seminar, që shtjelloi rolin e Kosovës bashkëkohore në Europë, të ndërlidhur me sigurinë Euro-Atlantike.     
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s tha se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një hap madhor që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Mirëpo, sipas tij, vonesat e BE-së dhe të NATO-s në integrimin e Ballkanit Perëndimor krijojnë hapësirë për ideologjitë e rrezikshme. “Për rajonin është shumë me rëndësi, për vetë BE-në po ashtu, që të mos shtyhet integrimi i Ballkanit Perëndimor”, tha Presidenti Hashim Thaçi.

Seminari ishte organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me mbështetje të qeverisë Zvicerane.

Galleries


Czech MPs visited Czech soldiers in KFOR HQ