česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Dhuro një buzëqeshje të fëmiut”

Kontingjenti çek i KFOR-it, nën komandën e nën-kolonelit Martin Andrle, organizoi një grumbullim humanitar të quajtur “Dhuro një buzëqeshje të fëmiut” synuar mbështetjen e jetimëve, fëmijtë e familjeve me gjendje të vështirë ekonomike dhe fëmijtë me aftësi të kufizuara të të gjitha bashkësive etnike në Kosovë.
 

Majori Jan Novotný dhe gruaja e tij Tereza Novotná ishin organizatorët kryesor të kësaj nisme. Grumbullimi humanitar, që u bë në Çeki nga prilli deri në mesin e qershorit 2016, arriti të tubojë tre ton veshje të fëmijëve, këpucë të fëmijëve, lojëra të ndryshme, artikuj higjienik dhe pajisje shkollore e sportive. Po ashtu, ngjarja e grumbullimit të fondeve u bë në kampin e KFOR-it në Prishtinë. Dhurimet materiale dhe financiare iu dorëzuan OJQ “Lighthouse”, në Mitrovicë, dhe “SOS Kosova”, në Prishtinë në korrik 2016, në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë e cila ofroi patronazhin e kësaj nisme humanitare. 

Galleries


Donate a Child’s Smile