česky  shqip  english 

Advanced search
kfor_czech_day_1
Photo: © Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

„Dita Çeke“ në KFOR

Më 12 nëntor 2016, në bazën ushtarake të KFOR-it në “Kosova Film”, u mbajt “Dita Çeke”, me rasin e përvjetorit të themelimit të Çekosllovakisë. Ambasadori Ivo Šilhavý dhe komandanti i kontingjentit çek, majori Kamil Chadim, mirëpritën mysafirët ndërkombëtar nga radhët e ushtarëve të KFOR-it dhe ushtarët ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë, të cilët ruajn paqën dhe stabilitetin në rajon.
 

Kremtimi i Ditës Kombëtare të Republikës së Çekisë – “Dita Çeke” u mbajt në "Casa Italia", ku ndjehej shumë era e këndëshme e gullashit dhe e specialiteteve të tjera të gatimit çek, e hapësira ishte dekoruar me gjësende që të kujtojnë Republikën e Çekisë dhe shtetësinë çeke. Një program i pasur shoqëror u shoqërua me një prodhim pamor që prezantoi Republikën e Çekisë dhe Armatën e saj. Ish-presidenti Vaclav Havel, simbolikisht, mbikqyri kremtimin e Ditës Kombëtare Çeke nga vendi i nderit.

Galleries


„Czech Day“ at the KFOR