česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dorëzimi i diplomës për ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura “Lidice 2019”

Më 26 shtator 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bilek, i dorëzoi Diplomë Nderi e Memorialit Lidice, nxënëses Elejsa Jashari nga shkolla fillore “Eqrem Qabej”, e Mitrovicës.

Punimi i vajzës 13 vjeçare Elejsa Jashari, ishte i vetmi që u vlerësua nga të gjitha punimet e dërguara nga Kosova, në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura “Lidice 2019”.

Udhëheqësi i Misionit, Pavel Bilek, në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë, i dorëzoi diplomën Elejsa Jasharit në praninë e prindërve të saj znj. dhe z. Jashari dhe të drejtoreshës së shkollës znj. Remzije Alidemaj. Në fjalimin e tij, udhëheqësi i Ambasadës , z. Pavel Bilek, foli për kontekstin historik të ekspozitës në kujtim të fëmijëve të vrarë të Lidices nga nazistët. Në të njëjtën kohë ai çmoi interesimin e nxënësve për ekspozitën, talentin e tyre dhe përkrahjen e mësuesve për këtë ngjarje.
Drejtoresha e shkollës, falënderoi Udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë për dorëzimin personal të diplomës. Kjo u bë një ngjarje e rëndësishme për shkollën e tyre, dhe ofroi një motivim për nxënësit dhe mësuesit, për të marrë pjesë edhe në vitin e ardhshëm në ekspozitën artistike.
Shikuar historikun e pjesëmarrjes së nxënësve të Kosovës në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura, për herë të parë konkurruan më 2014 me nismën e shkollës fillore “Liria”, në Pogragjë të komunës së Gjilanit. Të arriturat e para të nxënësve të Kosovës dhe prezantimi i garës nga Ambasada e Çekisë në Prishtinë, udhëhoqi në shpërndarjen e informacionit për ekspozitën në shkollat e Kosovës. Që atëherë, shumë shkolla të Kosovës kanë konkurruar për ekspozitën me qindra vepra arti dhe, pothuajse, për çdo vit nxënësit e Kosovës kanë marrë diploma.

Attachments

Lidice 2 214 KB JPG (Picture / Photo) 2019-10-04

Lidice 3 239 KB JPG (Picture / Photo) 2019-10-04

Lidice 4 279 KB JPG (Picture / Photo) 2019-10-04