česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dorëzimi i diplomës për Ekspozitën e Arteve të Bukura për Fëmijëve “Lidice 2017”

Më 16 prill 2018, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý, i dorëzoi Diplomë Nderi  e Memorialit Lidice nxënëses Dituri Kodra të shkollës “Emin Duraku” të Kaçanikut. Puna artistike e Dituri Kodras u vlerësua njëra nga me të mirat e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve të Bukura për Fëmijë – Lidice 2017.
 

Ambasadori Ivo Šilhavý diplomën ia dorëzoi Dituri Kodras, në klasën e saj, para shoqeve dhe shokëve të klasës, para drejtorit të shkollës, Abdyl Reka, nënkryetarit të komunës, Ylber Bajra, para zyrtarit të autoritetit rajonal, Hajrush Dullovi dhe mësuesit e saj. Në fjalimin e tij të shkurtër ambasadori Šilhavý theksoi se konteksti historik i ekspozitës është në kujtim të fëmijëve të vrarë, nga nazistët, në Lidice Ai, njëkohësisht vlerësoi interesimin e nxënësve, talentin e tyre dhe përkrahjen e gjithë ngjarjes nga mësuesit. 

Drejtori i shkollës falënderoi ambasadorin Šilhavý për dorëzimin e diplomës, që u bë një ngjarje e rëndësishme për shkollën e tyre fillore dhe, po ashtu, solli një motivim të madh për nxënësit dhe mësuesit  për pjesëmarrje në këtë ekspozitë artistike, në stinën e ardhshme.  

 Historikisht, për herë të parë në Ekspozitën e Arteve të Bukura për Fëmijë, nga Kosova morën pjesë fëmijë me nismën e Shkollës Fillore “Liria”, të Pogragjës së Gjilanit. Të arriturat e para të nxënësve nga Kosova dhe prezantimi i konkursit nga Ambasada e Çekisë, në Prishtinë,  ndihmoi në shpërndarjen e informatave për ekspozitën nëpër shkolla tjera të Kosovës. Të tërësi në këtë ekspozitë, më 2017, konkurruan 11 shkolla të Kosovës prej të cilave 169 nxënës i dërguan punimet e tyre në Memorialin Lidice. 

.

Galleries


Lidice Memorial Honorable Mention 2017