česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

E Deleguara e Veçantë Çeke për Ballkanin Perëndimor vizitoi Kosovën

Nga 1 deri më 3 prill 2019, znj. Janina Hřebíčková, e deleguara e veçantë për Ballkanin Perëndimor, vizitoi Republikën e Kosovës për të dërguar një shenjë të qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, është çështje parësore për politikën e jashtme çeke dhe se, po ashtu, do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

E deleguara e veçantë çeke për Ballkanin Perëndimor, znj. Janina Hřebíčková, u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj,  ministren për integrime evropiane Dhurata Hoxha, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Gjermanisë dhe politikanë të nivelit të lart të Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile, të Akademisë  dhe përfaqësues të OJQ-ve në Prishtinë.