česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: EU House
Article notification Print Decrease font size Increase font size

E nominuara çeke në finalen e “Çmimit Evropian të Vitit 2022”

(This article expired 30.11.2023.)

 Znj. Behare Bajraktari, më shumë se 20 vite në gazetari, ishte në mesin e pesë të nominuarëve për “Çmimin Evropian të Vitit 2022”.

 Themeluese e BB Green Kosova – portali i vetëm për raportim mjedisor. Ajo, është e vetmja gazetare kosovare e specializuar për raportimin e çështjeve mjedisore. Znj. Bajraktari është, po ashtu, vullnetare aktive që ligjëron se si Kosova duhet të përmbushë kriteret e BE-së drejt shoqërisë së gjelbër. Pos për mjedisin, është shumë aktive në raportimin për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e komuniteteve të cenuara. Behare Bajraktari është edhe bashkëthemeluese e Forumit Lokal të Veprimit për Klimën #LoCAF (UN-Habitat në Kosovë). 
Ambasada Çeke në Prishtinë, dy vite më parë, ka mbështetur BB Green Kosova me një projekt tranzicioni, për raportimin mjedisor. Ky ishte projekti i parë i këtij lloji në Kosovë.