česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ekspertët çek në misionin e KFOR-it

Më 16 janar 2015 ambasadori çek z. Ivo Šilhavý, priti në drekë festive të organizuar me rastin e përfundimit të misionit, në Kosovë, të ekspertit çek Jan Becka.
 

PhDr. Jan Becka ka punuar në Kosovë, që nga janari 2014, në detyrën e zëvendës këshilltarit politik të Komandantit të KFOR-it. Tashmë për disa vite kjo detyrë ka qenë niveli më i lartë në misionin e KFOR-it që drejtohet nga Republika e Çekisë. Mysafiri kryesor në këtë drekë ishte komandanti i misionit general majori Francesco Paolo Figliuolo. Mysafirë tjerë ishin edhe udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë z. Henrik Markuš dhe i sapo emruari zëvendës këshilltari politik çek i komandatit të KFOR-it z. Mr. Lukáš Pimper. Gjatë drekës gjenerali Figliuolo përsëriti vlerësimin e tij të lartë për ekspertët ushtarak dhe civil çek që ishin dhe që janë pjesë e këtij misioni. Tash është një njësi e nëntë ekspertëve ushtarak të cilët kryejnë detyrat brenda trupës ndërkombëtare.