česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

(This article expired 30.11.2023.)

Ambasada e Republikës Çeke, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, prezantoi ekspozitën “Heroinat Çeke”.

Më 26 shtator, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e hapjes së ekspozitës “Heroinat Çeke”. Kjo ekspozitë u përgatit në bashkëpunim me Qendrat Çeke dhe Fakultetin e Dizajnit dhe Artit të Universitetit të Bohemisë Perëndimore, në Pilsen. Kjo ekspozitë sjell portrete të ilustruara të grave të rëndësishme, të parë me sytë e brezit më të ri të ilustruesve. Në fjalën e hapjes, Udhëheqësi i Ambasadës, z. Pavel Bílek theksoi rëndësinë e grave që ndikuan në historinë e trojeve çeke. Këto gra frymëzuese nuk hoqën dorë nga ëndrrat e tyre dhe lanë gjurmë të rëndësishme si artiste, politikane, luftëtare lirie, shkencëtare dhe sportiste. Ato, ndikuan në historinë e tokave çeke dhe një numër i madh i tyre fituan një vlerësim ndërkombëtar.

Hapjes së ekspozitës, të cilën Ambasada e Republikës së Çekisë e përfshiu në mesin e ngjarjeve të organizuara në Kosovë për Presidencën çeke të Këshillit të BE-së, iu bashkuan përfaqësues të ministrive të Kosovës dhe personalitete të tjera të rëndësishme të jetës kulturore dhe shoqërore si dhe përfaqësues të korit diplomatik.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës deri më 2 tetor 2022.

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

 

​ Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë

​ Ekspozita “Heroinat Çeke” në Prishtinë