česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ekspozita ndërkombëtare e arteve të bukura për fëmijë Lidice 2014 – ceremonia e dekorimit

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë z. Ivo Šilhavý, më 20 nëntor 2014, i dorëzoi Mirënjohjen përkujtimore të nderit nxënësit të shkollës fillore nga Pogragja e Gjilanit Lirim Rexhepi.  Puna artistike e Lirim Rexhepit ishte vlerësuar si një nga punimet më të mira në Ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve për artet e bukura në Lidice 2014 (ICEFA).
 

Kjo ishte hera e parë që një nxënës nga Kosova kishte marrë pjesë në ekspozitë. Nga Gjilani tri shkolla kishin hyrë në garë me 24 punime artistike. Nismëtar i pjesëmarrjes së sivjetme të shkollave nga Kosova, në ICEFA 2014, ishte mësuesi i artit Arian Rexhepi.

Udhëheqësi i Ambasadës çeke në Prishtinë u prit nga udhëheqësi i Shkollës z. Mustafa Shabani. Z. Šilhavý përshëndeti pjesëmarrjen e parë të Shkollës fillore “Liria” në ICEFA 2014 dhe përshëndeti marrjen e kësaj Mirënjohje përkujtimi nga nxënësi i kësaj Shkolle. Ai, më tej, theksoi kontekstin historik të ekspozitës përkujtuese për fëmijtë nga Lidice, të vrarë nga nazistët. Udhëheqësi i Shkollës falenderoi udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë në Prishtinë për dorëzimin personal të Mirënjohjes përkujtimore, që për këtë shkollë fshati është një ngjarje e veçantë, po ashtu edhe një motivim për nxënësit dhe mësuesit e tyre.    

Lirim Rexhepi e mori Mirënjohjen përkujtimore nga duart e z. Ivo Šilhavý në zyrën e zyrtarëve të shkollës në praninë e udhëheqësit, mësuesve, nxënësve dhe familjes së tij. 

Galleries


International Exhibition Lidice 2014 - Award ceremony