česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Emisari i veçantë Füle vizitoi Kosovën

Emisari i veçantë për OSBE-në dhe Ballkanin Perëndimor, Štefan Füle, prej 7 deri më 9 shkurt 2016 vizitoi Kosovën. Ai, në Prishtinë, u takua me disa zyrtarë shtetërorë si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile e të sektorit të biznesit. Takimet e përqëndruara në procesin e liberalizimit të vizave, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjendja e brendshme politike si dhe mundësitë për kompanitë çeke në Kosovë. Füle shprehu interesin e Republikës së Çekisë në konsultim me Kosovën, në të gjitha nivelet, dhe konfirmoi mbështetjen e Republikës së Çekisë në politikën e zgjerimit si instrumenti i jashtëm më efektiv i BE-së.
 

Emisari i veçantë, Füle, për dialogun e liberalizimit të vizave foli me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm, Hashim Thaçin, dhe me ministrin e integrimeve europiane, Bekim Çollakun. Me këtë rast prezantoi letrën nga ministri i punëve të jashtme, Lubomír Zaorálek, që shprehë përkrahjen e Republikës së Çekisë në këtë proces. Duke marrë parasysh që Qeveria e Kosovës ka demonstruar përkushtim në dialogun për liberalizimin e vizave, Republika e Çekisë është e bindur se udhëtimi i lirë – pa viza për qytetarët e Kosovës së shpejti do të bëhet realitet. 

Štefan Füle gjendjen e brendshme politike e diskutoi me Presidenten, Atifete Jahjaga, me ish Presidentin, Fatmir Sejdiu, Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe me liderin e partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj. Bisedimet me udhëhqësin e zyrës së BE-së në Kosovë, përkatësisht përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Samuel Žbogar, u përqëndrua kryesisht në dialogun  në mes të Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimit evropian. Më pastaj emisari i veçantë,Füle, u takua me ish-zëvendësministrin e brendshëm, Saša Rašić, dhe me përfaqësuesit e OJQ-së “Qendra për Paqë dhe Tolerancë”. Štefan Füle, po ashtu mori pjesë në një darkë me përfaqësuesit e kompanive “Ekoinvest” dhe “ProjectPlus”.

(E përshtatur nga faqja e internetit të MPJ të Çekisë)

Galleries


Special Envoy Füle visited Kosovo