česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: EU in Kosovo
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bashkimi Evropian në Kosovë

Deklaratë e Shefes së Zyres së BE-së/Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadorëve të Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrrës dhe Norvegjisë, Shefit të EULEX-it, Koordinatorit për Zhvillim të KB-ve

 

Në krizën e paprecedent shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë.

Përballë kësaj pandemie globale, politika duhet të lihet mënjanë, dhe aktorët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojnë këtë përpjekje; të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht. U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare.