česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Federica Mogherini festoi me kosovarët

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini vizitoi Kosovën, më 5 maj 2016, me qëllim të festimit të përbashkët me qytetarët e Kosovës publikimin  e propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për kosovarët.
 

Gjatë vizitës së sajë Mogherini pati diskutime me udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës, me udhëheqësit e opozitës  dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Gjatë mbledhjes solemne parlamentare Mogherini, në fjalimin e sajë, theksoi rëndësinë e  vazhdimit të dialogut politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe falenderoi misionin e EULEX-it për të gjitha të arriturat në Kosovë. Në drekën e punës me kryeministrin Isa Mustafa, Federica Mogherini u shoqërua nga komisioneri europian Dimitris Avramopoulos. Gjatë takimit Avramopoulos theksoi se administrata e Kosovës duhet të përqëndrohet në përmbushjen e plotë të udhëzuesit për heqjen e vizave, përfshirë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.