česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Federica Mogherini në Prishtinë: Kosova është energji dhe ardhmëri

Më 26 mars 2015, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, vizitoi Prishtinë, për herë të parë që nga marrja e detyrës. Mogherini gjatë takimeve të sajë me përfaqësuesit më të lartë politikë të Kosovës si dhe me udhëheqësit e opozitës, konfirmoi perspektivën e qartë evropiane të Kosovës. Në leminë akademike, ajo iu drejtua studentëve duke theksuar rolin kyç të gjeneratës së re.  
 

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për këtë vizitë tha: “(Mogherini) solli porosi të qarta të perspektivës evropiane për rikonfirmimin e gatishmërisë së Kosovës për ta nënshkruar MSA-në, përkrahjen e sajë për procesin e liberalizimit të vizave në harmoni me përmbushjen e kritereve…si dhe vazhdimësinë e dialogut për normalizimin e mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në debatin e zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare, në prani të studentëve (përfshirë studentët nga pjesa veriore e Kosovës), përfaqësuesve të bashkësisë diplomatike, atyre nga jeta akademike e Kosovës dhe opozita, Mogherini kryesisht iu drejtua gjeneratës së re. Në fjalimin e sajë, të prezantuar nga zonja Presidente Atifete Jahjaga, Mogherini theksoi shpresën dhe energjinë e gjeneratës së re si dhe perspektivën e saj të ndritshme për të ardhmen, duke vënë theks në domosdonë e tejkalimit të pengesave kundër-prodhuese nga e shkuara. Mogherini e përshkroi Kosovën në dy fjalë: energji dhe ardhmëri.     

Galleries


Mogherini in Pristina