česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filmi çek “ Një roman për gratë” në Festivalin e Frankofonisë në Prishtinë

(This article expired 27.03.2022.)

Më 10 mars 2020, Ambasada e Çekisë në Prishtinë mori pjesë në ngjarjet e Fankofonisë duke e shfaqur filmin çek “Një roman për gratë” të regjisorit Filip Renč.

Konsulli për çështje komerciale dhe kulturore i Ambasadës së Çekisë, Květoslav Sulek, prezantoi në shfaqjen e filmit, në Institutin frëng në Prishtinë. Me shumë interesim filmin e shikoi publiku i përbërë nga studentë të Universitetit të Prishtinës, anëtarë të BE-së, përfshirë përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Prishtinë, kori diplomatik dhe Atasheu për kulturë i Ambasadës së Francës.

“Një roman për gratë” është film komedi bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Michal Viewegh. Filmi është realizuar më 2005. Filmi njihet me emrin “Një roman për gratë”, por po ashtu në anglisht është i njohur edhe me emrin “Nga metro me dashuri”.

Pas shfaqjes së filmit, për të pranishmit u mbajt një aheng, në Institutin frëng në Prishtinë.