česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filmi çek “Palaçot” në Frankofoni

Më 25 mars 2019, Ambasada e Çekisë në Prishtinë mori pjesë në ngjarjet e Frankofonisë me prezantimin e filmit çek “Palaçot”, të regjisorit Viktor Tauš. I ngarkuari me punë në Mision, Dušan Králík, prezantoi paraqitjen e filmit në Institutin frëng, në Prishtinë. Një publik prej studentëve të Universitetit të Prishtinës, ushtarëve çek të KFOR-it dhe ata të misionit të UNMIK-ut, përfaqësuesi i Zyrës se BE-së në Prishtinë, përfaqësues të korit diplomatik dhe atashe të kulturës të Ambasadës së Francës  dhe shumë të tjerë shikuan filmin me interesim të madh.
 

Palaçot Oskar, Max dhe Viktor – në fillim të karrierës së tyre krijuan një super yll me tri palaço të quajtur “The Busters”. Loja e tyre prej palaço personifikon ujdhesa të vogla lirie në mes të një moçali të palëvizshëm të dorëheqjes gjatë regjimit komunist në ish Çekosllovaki. Mirëpo, një shpërthyes papajtueshmërie, qon tek ndarja e tre palaçove.  Siç rezulton, palaçot të dashur nga kombi, nuk mund ta durojnë njëri-tjetrin. Tash, pas 30 viteve në mërgim, Oskar  (Didier Flamand) kthehet për ta përfunduar karrierën artistike në Pragë. Takimi me ish miqtë e tij e dërgon në konfrontim të pashmangshëm me Viktor-in (Jiří Lábus) që tash është shumë mbi peshë dhe me të sëmurin e vazhdueshëm Max (Oldřich Kaiser). Edhe pas gjithë kësaj kohe pyetja ngelet e njëjtë: kush do të qesh i fundit? 

Pas prezantimit shumë të suksesshëm të “Palaçove” u bë një pritje në Institutin frëng në Prishtinë.

Attachments

Foto 1 366 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-27

Foto 2 432 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-27