česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filmi çek “Roma FC” u prezantua në Frankofoni

Më 15 mars 2017, me koncertin “Electronic Pop Act”, zyrtarisht filluan ditët e Frankofonisë në Kosovë. Ambasada e Francës, bashkë me ambasadat tjera dhe institucionet kulturore të Kosovës, kanë përgatitur një program të gjerë me ekspozita, me muzikë, me shfaqje teatrale e filmike, me programe për fëmijë dhe me konferenca përfshirë prezantimin e gatimit frëng dhe informatat për studime në universitetet frënge.   
 

Më 18 mars 2016, Ambasada e Çekisë në Prishtinë, në Frankofoni mori pjesë me shfaqjen e filmit dokumentar çek “Roma FC”. Ky film, në Festivalin e Filmit Dokumentar Ndërkombëtar në Jilhava më 2016, fitoi çmimin “Filmi dokumentar më i mirë çek”. Në rrëfimin për klubin futbollistik çek që kryesisht merret me lojtarët romë, film bërësit trajtojnë çështjet e ksenofobisë dhe statusit të romëve, që po ashtu është një nga problemet e Kosovës së tashme. Tema e filmit dërgoi në diskutimin për situatën e romëve në Kosovë dhe në Çeki.   

Galleries


FC Roma movie at the Week of Francophonie