česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filmi “Shpikje për shkatrrim” në “Java e Frankofonisë”

Më 23 mars 2016, në Qendrën Kulturore Frenge në Prishtinë, në kuadër të “Java Frankofone” në Kosovë u prezantua filmi aventuristik çekosllovak “Shpikje për shkatrrim” i regjisorit Karel Zeman. Ky film i famshëm, më 1958, u bë një fenomen global dhe i përket filmave të klasikëve botëror. Zeman përdorë efektet e pamjeve origjinale të drejtpërsëdrejta të kombinuara me aktorët dhe skenave që evokojnë gravurat e pikturuara në çelik nga librat e Jules Verene si dhe nga piktorët freng Édouard Riou e Léon Benett. Efektet e veçanta ishin inspiruar nga teknikat e përdorura në filmat freng të Georges Méliès, nga fillimi i shekullit të XX.


 

Fjalimet prezantuese i bënë ambasadorja frenge në Kosovë, Maryse Daviet, dhe ambasadori i Çekisë, Ivo Šilhavý. Mysafirët, me një minutë heshtje, nderuan kujtimin për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel dhe shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave.

Galleries


Invention for Destruction movie presented at the Week of Francophonie